Casillas: Gabova që u largova nga Reali
28 shtator 2020
| 09:03
Iker Casillas është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Real Madridi. Portieri spanjoll e cilëson largimin si një gabim nga të dyja palët.
“Ne të gjithë bëjmë gabime. Si unë ashtu edhe Real Madridi morëm vendime të gabuara. Largimi im ishte një zgjedhje e gabuar nga të dyja palët. Nuk ishte vendim i mirë. Një ditë jam i sigurt se do të korrigjojmë diçka të tillë. Me Mourinhon kisha probleme dhe nuk kisha marrëdhënie të mira. Ai mendonte se unë nuk isha në nivelin e duhur për Realin, por nuk kam hatërmbetje me të”, ka deklaruar Casillas.