Casillas mohon lajmin për pensionim
17 maj 2019
| 16:02
Portieri i Portos, Iker Casillas ka hedhur poshtë lajmin se ai do të pensionohet pas datës 25 maj, në finalen e Kupës se Portugalisë, që Porto do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës.
Ikona e Real Madridit, ka thënë se kur të vijën koha do të bëjë publik lajmin për pensionim.
“Tërheqja? Do të vijë dita që do të tërhiqem. Do të publikoj lajmin në momentin që ajo kohë do të vijë. Për momentin, qetësi. Dje kam pasur një vizitë me doktorin Filipe Macedo dhe gjithçka është mirë. Ky është një lajm i mirë që dua ta ndaj me të gjithë”, ka shkruar Casillas në “Twitter”.
/Epoka e re/