Casillas synon postin e presidentit në Federatën Spanjolle të Futbollit
12 shkurt 2020
| 12:57
Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas u ka komunikuar organeve zyrtare, se do të kandidojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, përballë Rubiales.
Portieri ende nuk ka bërë publike diçka personalisht, por do të jetë i gatshëm për hapin e madh. Kjo iniciativë e spanjollit është folur edhe më parë, por sipas programit “El Larguero” te “Cadena Ser”, bëhet me dije se janë bërë lëvizjet e para zyrtare.
Ish-portieri, kampion Bote në 2010-ën me Spanjën, ka komunikuar në rrugë zyrtare qëllimin e tij dhe është gati të përballet me Rubiales.