Casillasi del nga spitali: Faleminderit të gjithëve
06 maj 2019
| 16:35
Iker Casillas ka dalë ditën e sotme nga spitali, pas atakut që pësoi në zemër të mërkurën e kaluar.
Portieri spanjoll falënderoi mjekët dhe mijëra njerëzit që i kanë qëndruar në krah në këto momente të vështira.
“Duhet të jem mirënjohës, sepse kam qenë shumë me fat. Dua të falënderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem i vlerësuar në një moment të vështirë. Dua të falënderoj spitalin dhe mjekët, të cilët bën ndërhyrjen. Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por më e rëndësishme është të jem këtu. Ju falënderoj të gjithëve, shihemi së shpejti”, ka thënë Casillas.