Casillasi dëshiron transferimin në Itali
21 shkurt 2018
| 17:06
Ikona e Real Madridit, Iker Casillas, dëshiron që në sezonin e ardhshëm të luajë në kampionatin italian.
Ish-portieri legjendar i Realit, Casillasi, do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata. Ai ka kërkuar nga agjenti i tij që t’i gjejë një skuadër në Itali. 36-vjeçari kishte disa oferta nga skuadrat amerikane, por preferon një karrierë të re në Itali, ku tashmë thuhet se janë disa skuadra të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij.