Casillasi në mbështetje të Ronaldos: Njerëzit e harrojnë se çka ka bërë ai

21 nëntor 2022 | 15:29

Legjenda e Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas ka folur në lidhje me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është emri më i përmendur kohën e fundit, por jo për të mirë.

Ai ishte pjesë në një intervistë ku foli për shumëçka, duke kritikuar edhe ekipin e tij Man United.

E kjo bëri që drejtuesit e klubit të mendojnë shkëputjen e kontratës së yllit portugez.

Ronaldo po kalon në një periudhë mjaftë të vështirë, pasi ai nuk po arrin të gjejë një ekip të ri për vetën.

Shumë media raportojnë interesime të klubeve të mëdha evropiane, më pas janë vetë ato ekipe që mohojnë një gjë të tillë.

Së fundmi në mbështetje të portugezit ka dalë ish-bashkëlojtari i tij, Iker Casillas.

“Duket që njerëzit nuk e llogaritin Ronaldon për atë që ndodhi në Manchester United. Por unë llogarisë në të. Njerëzit po harrojnë se çka ka bërë Ronaldo. Unë e dua gjithnjë në ekipin tim”, ka thënë Casillas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh në mes të…