Casillasi pëson sulm në zemër
01 maj 2019
| 16:47
Portieri i Porto, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar një sulm në zemër pas seancës stërvitore të ditës së mërkurë.
Ka qenë klubi i Porto që pasdite iu ka komunikuar lajmin medieve në Portugali, pasi spanjolli i është nënshtruar një ndërhyrje për të zhbllokuar arterien e zemrës nga një mpiksje gjaku. Aktualisht 37-vjeçari është shtuar në një spital në Porto dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.