Casillias: Jam homoseksual, shpresoj të më respektoni

09 tetor 2022 | 15:30

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët  e profilit të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tij.

Në një cicërimë në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës ka shkruar – “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.

Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive, Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars të vitit 2021, me të cilën ka edhe dy fëmijë, që të dy djem.

41-vjeçari mori një hov mbështetjeje nga fansat dhe kolegët pas njoftimit të tij ekskluziv, përfshirë nga ikona e Barcelonës dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Spanjë, Carles Puyol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus i linjës Cyrih – Prishtinë, është sulmuar të…