Cassano kritikon Mourinhon: Shpresoj të largohet nga Italia
Antonio Cassano nuk e ka toleruar sjelljen e Jose Mourinhos ndaj arbitrit Talor, aty ku e priti në parking duke e ofenduar.
Ish-sulmuesi ka dënuar këtë veprim të trajneri të Romës, e duke shtuar se është një shembull i keq për tifozët. Cassano që njihet si një person që flet pa rezerva, nuk i ka kursyer fjalët as për trajnerin portugez.
Në “Bobo TV”, ai u shpreh se dëshiron që Mourinho të largohet nga Italia dhe të mos rikthehet më kurrë, qoftë edhe për pushime.
“Gjithçka që ndodhi në Budapest është për faj të një personi, trajneri të Romës që me emër dhe mbiemër quhet Jose Mourinho. Duhet të ketë turp! Ai nuk e pranon humbjen dhe kur tifozët shohin sjelljen e tij, ndihen të lirë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë e më pas ndodh ajo që ndodhi në aeroport, ku u sulmua së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij. Shpresoj të largohet me pushime dhe të mos rikthehet më kurrë në Itali. Ai ta shpif. Në këto dy vjet që ka ardhur si trajner, vetëm ka bërë luftë, zënka dhe sherre duke dëmtuar imazhin e Romës. Shpresoj të largohet në Portugali dhe të mos kthehet më kurrë në Itali”, u shpreh Cassano.