
Cassano pensionohet nga futbolli
13 tetor 2018
| 16:13
Kthimi i fundit i tij si futbollist në Itali, zgjati vetëm shtatë ditë. Kjo pasi Cassano përfundimisht njoftoi sot se u pensionua nga futbolli.
36-vjeçari, ka njoftuar se po tërhiqet nga futbolli për herë të tretë, vetëm një javë pasi ai filloi trajnimin në Serie C – Virtus Entella.
“ Ka ardhur dita, dita kur vendosa t’i jap fund futbollit”, ka thënë Cassano, i cili gjithashtu ka luajtur për klube të mëdha evropiane, shkruan BBC.
Caccano gjithashtu ka qenë ish-sulmues i Interit, Real Madridit dhe Milanit.
“Falënderoj presidentin Gozzi dhe të rinjtë e Entella për mundësinë që më dhanë. Ju uroj më të mirën atyre”, thuhet në letrën e pensionimit të Cassanos.