Cassano: Totti, lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave

28 shtator 2018 | 15:17

Antonio Cassano ka treguar se e ka refuzuar ofertën e Juventusit vetëm që të luante me Francesco Tottin tek Roma.

Ish-sulmuesi i Real Madridit e ka vlerësuar Tottin si lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave. “E hodha poshtë shansin për të luajtur për Juventusin që të mund të luaja me Tottin, lojtarin më të mirë italian të të gjitha kohërave”, ka thënë Cassano. “Ai bëri histori. Ai mund të kishte fituar disa trofe të ‘Topit të Artë’ në vende të tjera, por ai qëndroi besnik ndaj popullit të tij dhe ekipit të tij. Familja e tij praktikisht më adaptoi kur erdha në Romë. Fiorella më trajtoi mua si një djalë i tretë i tyre”, ka deklaruar Cassano.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe Republika e Madagaskarit shumë shpejt do…