Castagne humbë pjesën tjetër të Euro 2020

13 qershor 2021 | 10:40

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut Timothy Castagne do ta humbasë pjesën tjetër të EURO 2020, pas lëndimit që pësoi sonte në ndeshjen kundër Rusisë.

Martinez ka bërë të ditur se Castagne ka thyer kockat te syri i djathtë, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez thotë se mbrojtësi i krahut Timothy Castagne do të humbasë pjesën tjetër të # Euro2020 pasi pësoi një thyerje të dyfishtë të kockat të syrit të djathtë gjatë ndeshjes kundër Rusisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Christian Eriksen i Danimarkës ka pësuar një sulm kardiak ku rezultoi që ky i fundit të bije në tokë pa ndjenja dhe për disa raste ishte në rrezik për jetë por që tashmë sipas raporteve zyrtare gjendja e tij është stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mëngjesin e…