Catherine Zeta-Jones zgjidhet për rolin ikonik të serialit të ri në “Netflix”

13 gusht 2021 | 11:35

Aktorja Catherine Zeta-Jones është zgjedhur për të luajtur rolin e Morticia Adams në serialin e ardhshëm, “Wednesday Adams”, që do të transmetohet në “Netflix”. Aktorja fituese e çmimit Oscar do të luajë në një seri prej tetë episodesh së bashku me aktorët Jenna Ortega dhe Luis Guzman.

Ortega do të luajë rolin e Wednesday, ndërsa Guzman do të portretizojë Gomez Addams, bashkëshortin e Morticias. Komedia me një prekje misteri do të ketë një element të mbinatyrshëm, sepse shikuesit do të ndjekin ditët shkollore të Wednesday Addams në Akademinë Nevermore.

Ndërsa ndjek mësimet, ajo do të duhet të mësojë se si të kontrollojë aftësitë psikike në rritje, si dhe të merret me një seri vrasjesh që kanë filluar të terrorizojnë qytetin lokal. Përveç kësaj, protagonistja duhet të zgjidhë një mister të 25 viteve më parë, në të cilin janë përfshirë prindërit e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë munguar 440 herë në…