Cavani, afër kalimit në La Liga

23 gusht 2022 | 13:58

Edinson Cavani është shumë pranë transferimit te skuadra e Valencias. Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, sulmuesi uruguaian ka arritur marrëveshjen me skuadrën që drejtohet nga Gattuso.

35-vjeçari ndodhet pa klub pas përfundimit të bashkëpunimit me Manchester United dhe për klubin e La Ligës do të jetë një transferim me peshë duke parë karakteristikat e vetë “El Matador”-it.

Përveç “djajve të kuq”, uruguaiani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSG-së, Napolit, Palermos dhe Manchester Unitedit. Në sezonin e kaluar Cavani u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Hasani, tash e dy javë, është duke kërkuar pelet…