Cavani ia jep numrin 7, Ronaldo e falënderon publikisht

03 shtator 2021 | 13:36

Te Manchester United Cristiano Ronaldon e pret sërish fanella me numër 7 pasi Edinson Cavani ka bërë një gjest të madh duke mos e privuar yllin portugez nga numri i tij i preferuar, me uruguaianin që ka liruar fanellën me numër 7 për Ronaldon duke zgjedhur 21 si numrin e tij të ri te “Djajtë e Kuq”.

Pas gjestit të El Matador Ronaldo ka treguar të gjithë përulësinë e tij duke e falënderuar publikisht Cavanin me një postim në rrjetet sociale.

“Nuk isha i sigurt nëse do të mbaja përsëri numrin 7, kështu që doja të falënderoja shumë Edin për këtë gjest të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Ronaldos të publikuara në faqen e Manchester United në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka…