Cavani kërkon largimin nga PSG-ja

15 janar 2020 | 17:15

Sipas gazetës prestigjioze “L’Equipe”, Edinson Cavani nuk dëshiron të presë deri në verë për t’u larguar nga Paris Saint Germain por u ka kërkuar drejtuesve të kampionëve të Francës ta lënë të lirë që në këtë merkato dimri.

Uruguaiani kërkohet me ngulm nga Atletico Madrid, me Diego Simeonen që e dëshiron me çdo kusht te Los Colchoneros për t’i dhënë çelësat e repartit të avancuar, por edhe pse është në skadencë kontrate me PSG.

Klubi francez kurrsesi nuk kërkon ta lërë të lirë, pasi këta të fundit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e 33-vjeçarit amerikano-jugor në merkaton e janarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka marrë vendim që e diela të…