Cavani konfirmon: Nuk largohem nga PSG-ja
15 janar 2019
| 12:14
Sulmuesi Edison Cavani ka konfirmuar se nuk do të largohet nga skuadra e PSG-së.
“Unë do të mbetem pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2020, kur edhe më mbaron kontrata. Por nuk përjashtoj mundësinë e rinovimit, pasi unë jam i kënaqur me klubin dhe PSG-ja gjithashtu e kënaqur me performancat e mia. Deri tash nuk kemi diskutuar, pasi kemi edhe 18 muaj ende në kontratën aktuale. Nuk do të luaj edhe për shumë vite, ndaj nuk është se më tërheq ideja për t’u larguar nga PSG-ja”, ka thënë Cavani.