Cavani larg PSG-së, afër Atleticos

11 dhjetor 2019 | 17:02

Sulmuesi Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm.

Lajmi raportohet nga “France Football” që ka zbuluar se klubi francez nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re, ndërkohë që aktualja skadon qershorin e ardhshëm. Cavani ka luajtur deri tani vetëm 326 minuta në kampionat dhe Tuchel nuk e shikon më si zgjedhjen e parë dhe rrugët pritet të ndahen jo në janar, por në verë.

Atletico Madrid është ekipi favorit për ta afruar uruguaianin ndërkohë që për të ka oferta edhe nga Kina apo SHBA.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre xhudistë nga Kosova do të jenë pjesë e garës…