Cavani mendon largimin, shkak Icardi
01 nëntor 2019
| 12:38
Sulmuesi Edison Cavani është duke e menduar largimin nga Paris Saint-Germain, njofton “L’Equipe”.
Sulmuesi nga Uruguai ka mbetur në bankën rezervë që prej ardhjes së Mauro Icardit nga Interi dhe kjo situatë duket e papërballueshme për Cavanin, i cili pritet të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar të janarit.
Cavani nga viti 2013 është pjesë e PSG-së, kurse për ketë klub ka shënuar 136 gola.
/Epoka e re/