Cavani mes milionave të Kinës dhe klubit të zëmrës
Edinson Cavani mund të largohet këtë verë nga PSG-ja dhe shanset janë të mëdha që të ndodhë diçka e tillë. Kontrata i përfundon më 30 qershor të vitit 2020 dhe francezët mund ta shesin duke parë faktin që uruguaiani nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.
“Corriere dello Sport” raporton se Cavani ndjen nostalgji për Napolin, por aktualisht paga që merr te PSG-ja shkon në 12 milionë euro. Në Itali janë gati të ofrojnë deri në 7 milionë, por nga ana tjetër kanë nisur ofertat edhe nga Kina.
Janë disa klubet kineze që janë të gatshme të plotësojnë pretendimet financiare të 31-vjeçarit, i cili tashmë mendon të nënshkruajë kontratën e jetës dhe të përfitojë sa më shumë. Gjithsesi duhet pritur deri në verë për të mësuar më shumë mbi të ardhmen e sulmuesit.