Cavani mund t’i bashkohet Barçës

22 dhjetor 2021 | 15:27

Edinson Cavani mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, ka thënë ish-sulmuesi bullgar i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov.

Ai ka thënë se largimi i Cavanit është i pashmangshëm pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Unitedi.

“Pavarësisht një sezoni të mirë të kaluar, Cavani nuk ka luajtur mjaftueshëm. Kur dikush si Ronaldo vjen në klub, ai merr të gjithë vëmendjen, ai luan çdo lojë dhe në botën e futbollit kjo ndodhë”, ka thënë Berbatov.

34-vjeçari nga Urugai këtë edicion ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes lëndimeve dhe rasteve pozitive të koronavirusit, Chelsea po përgatitet…