Cavani në ‘radarin’ e Barçës

08 dhjetor 2021 | 15:45

Në merkaton e këtij janari Barcelona pritet të dalë në treg për të forcuar repartin sulmues, në kuadër të kërkesave që trajneri Xavi Hernandez ka sa i përket kushteve të punës.

Nën ‘radarët’ e Barcelonës mësohet se është ylli i sulmit të Manchester United, Edinson Cavani.

Kjo pritet se është lëvizja e parë e katalanasve, ndërsa të gjitha afrimet e reja mendohet se do jenë me tipare sulmuesi, pasi është boshllëku i vetëm momental në ‘Camp Nou’.

Cavani pritet se do të bëjë një rishikim të marrëdhënieve me ‘djajtë e kuq,’ dhe me shumë mundësi do të largohet këtë janar pasi është aktivizuar vetëm një ndeshje si titullar me anglezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përballja me nominim dhe mospëlqimi nga ana e publikut duket…