Cavani rinovon kontratën me Unitedin
Sulmuesi Edinson Cavanin ka vendosur të jetë pjesë e Manchester United edhe për një vit tjetër.
“El Matador” e ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq” edhe për një tjetër sezon, kjo ka ardhur pasi futbollisti në fjalë ka bindur drejtuesit e klubit anglez me formën e mirë që ka treguar duke shënuar 8 gola në shtatë ndeshje.
“Gjatë sezonit kam grumbulluar një dashuri të madhe për këtë klub dhe gjithçka përfaqëson. Ndjej një lidhje të fortë me shokët e ekipit dhe stafin. Ata më motivojnë çdo ditë dhe e di se së bashku mund të arrijmë gjëra të veçanta. Kam ndjerë besimin e trajnerit që ditën e parë që erdha. Si lojtar ai besim të jep mundësinë të luash në mënyrë perfekte futboll dhe e falënderoj për këtë. Jam i prekur për faktin që tifozët duan të qëndroj dhe do jap gjithçka që t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia në fushë. Akoma nuk kam provuar të luaj para tifozëve në ‘Old Trafford’ dhe mezi pres ta bëj”, ka thënë Cavani.