Cavani shihet si zëvendësues i Agueros

05 nëntor 2021 | 12:39

Drejtuesit e Barcelonës janë fiksuar pas një objektivi për zëvendësimin e Sergio Agueros, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të aritmisë në zemër. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, që pritet të mbërrijë në janar në “Camp Nou”, pasi me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Manchester United, mundësitë e tij për të qenë në fushë janë minimizuar.

Përveç kësaj, kontrata e uruguaianit me “Djajtë e Kuq” përfundon në fund të sezonit, që do të thotë së shuma që do të paguhej për kartonin e tij nuk do të ishte e lartë. Megjithatë, ai do të duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës, pa harruar faktin që duhet edhe miratimi nga trajneri i ardhshëm, Xavi Hernandez, për blerjen e tij.

Në një situatë identike me atë të “El Matador” është edhe Lacazzette, një tjetër opsion i trajtuar nga bordi drejtues, por që “ngroh” më pak se Cavani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të Saranda Bogujevci,…