Cavani: ‘Topi i Artë’ duhet t’i takojë një francezi
22 nëntor 2018
| 11:03
Sulmuesi i Uruguait, Edison Cavani, mendon se “Topin e Artë” duhet ta fitojë një futbollist francez.
“Varane është një ndër kandidatët, Grizmann dhe Mbappe gjithashtu. Duhet shikuar me kujdes performanca dhe jo vetëm emri i tyre. Për mendimin tim, ‘Topi i Artë’ duhet t’i shkojë një francezi. Modriqi bëri një sezon të shkëlqyer, por Varane fitoi Ligën e Kampionëve së bashku më Botërorin”, ka thënë Cavani.