“Çave male, hape shtigje”, Edi Rama pritet si hero në inagurimin e tunelit të Llogarasë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra dhe zyrtarë lokalë ka inaguruar sot tunelin e Llogarasë, duke kaluar përmes tij me një autobus të mbushur plot me simpatizantë socialistë.
Ramës i është rezervuar një pritje e veçantë teksa si në hyrje dhe në dalje të tunelit është shoqëruar nga këngët tradicionale polifonike të Labërisë që i kanë thurrur atij lavde.
Rama tha se si tuneli i Llogarasë, ashtu edhe aeroporti i Vlorës që do të bëhet funksional vitin tjetër, ishin një premtim i tij i mbajtur për Vlorën.
Tuneli i Llogarasë gati 6 kilometra i gjatë, dhe raportohet se e shkurton kalimin në aksin drejt bregdetit të jugut me rreth 35 minuta.
Tuneli ka kushtuar rreth 200 milionë euro dhe këtë vit do të jetë pa pagesë. Vitin tjetër, kalimi përmes këtij tuneli do të kushtojë 5 euro.