
Cavs të pandalshëm në Lindje, Bucks bien në sekondat e fundit
Skuadra e Cleveland Cavaliers korri fitoren e 55-të sezonale në NBA, duke mundur me rezultat 109-104 Brooklyn Nets dhe udhëheq renditjen e Lindjes. Ndeshje e dueluar deri në fund, ku për Cavaliers u dallua Darius Garland, autor i 30 pikëve.
Në sekondat e fundit humbet skuadra e Milwaukee Bucks, që u mund me rezultat 115-114 nga Indiana jashtë fushe. Shtatë lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku mbi të gjithë shkëlqeu Pascal Siakam me 25 pikë e 12 rebound.
Zhgënjejnë Clippers, që u mundën 127-120 nga New Orleans, sfidë ku tre lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 20 pikë. Në fushën e tij fiton Detroit, 123-103 ndaj Washingtonit, ku protagonist ishte Cade Cunningham me 27 pikë e 10 asist.
Rezultatet
Cleveland – Brooklyn 109-104
Detroit – Washington 123-103
Indiana – Milwaukee 115-114
New Orleans – Clippers 127-120