Çavusoglu kërkon mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë
19 tetor 2018
| 19:33
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka kërkuar nga qeveria kosovare që t’i mbyllë të gjitha shkollat e organizatës “FETO”, të Fetullah Gylenit , organizatë kjo që sipas tij është terroriste dhe ka vrarë mbi 200 persona në tentim për grushtet para dy vjetëve.
Këtë deklaratë shefi i diplomacisë turke e dha pas takimit me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli të cilit i ka premtuar ndihmë direkte prej Turqisë për antarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ndërkaq Pacolli e ka quajtur mik dhe vëlla duke thënë se Turqia është shumë e rëndësishme për Kosovës në ekonomi dhe politik.