Cazorla rikthehet pas 17 muajsh
27 prill 2018
| 13:42
Santi Cazorla ditën e enjte ishte në fushën “Emirates” për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore. Mesfushori spanjoll herën e fundit që ka luajtur për klubin ka qenë në tetor të 2016 dhe që prej asaj kohe ka qenë në infermieri.
33-vjeçari i është nënshtruar disa operacioneve në kaviljen e djathtë dhe ka humbur tetë centimetra nga tendina, teksa një infeksion rrezikoi të amputonte këmbën. Një tjetër dëmtim në janar ka vonuar rikthimin e spanjollit, por mesa duket tani është në rrugën e duhur për t’u riaftësuar 100%. Ai është stërvitur me një pjesëtar të stafit të Arsenal dhe përveç stërvitjes atletike ka bërë edhe disa ushtrime me topin në këmbë. Një lajm që do të ketë kënaqur së tepërmi tifozët e ekipit londinez.