Çdo afro-amerikan dhe hispanik që nuk voton për mua duhet të kontrollohet në kokë
Donald Trump ka shtuar dy grupe të tjera votuesish në listën e tij në rritje të njerëzve që duhet të “kontrollojë kokën” nëse nuk votojnë për të në zgjedhjet e muajit nëntor.
Kjo është bërë një linjë standarde për ish-presidentin gjatë gjithë këtij cikli zgjedhor, shkruan newsweek.
Ai ka thënë se pesë grupe demografike nuk kanë arsye të votojnë për zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten republikane për presidente.
Ruajtja e mbështetjes që ka ndër te moshuarit dhe zgjerimi i bazës me demografi të tjera, si votuesit afrikano-amerikanë, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Gjatë tubimit në Atlanta, 78-vjeçari pohoi se “çdo afrikano-amerikan apo hispanik” që nuk voton për të duhet të “ekzaminohet në kokë”.
“Çdo afrikano-amerikan apo hispanik që e din sesa mirë punojë për ta dhe shkon e voton për Kamalën, duhet të ekzaminohet në kokë”, tha republikani.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi