Çdo ditë e më i madh numri i pacientëve me Covid-19 në spitalin e Pejës
05 shtator 2021
| 10:47
Në spitalin rajonal të Pejës, dita-ditës po rriten numrat e të infektuarve me Covid-19, të cilët po kërkojnë trajtim mjekësor.
Sipas këtij spitali momentalisht 220 pacientë gjenden të shtrirë aty, 18 pacientë më shumë se një ditë më parë.
Me oksigjeno-terapi janë 192 pacientë, ose 27 më shumë se një ditë më parë. Ndërkaq 7 pacientë vazhdojnë të jenë në CPAP.
Në gjendje të rëndë shëndetësore gjenden 52 pacientë, 7 më shumë se një ditë më parë.
Nga ky spital kanë apeluar që të mbroni veten duke u vaksinuar.