Çdo ditë e më pak mësues në Kosovë, thotë Jasharaj
Largimi nga vendit është kryearsyeja se pse në Kosovë ditë e më shumë ka më pak mësimdhënës në Kosovës, ka thënë kryetari i SBAShK-ut, Rraman Jasharaj.
Krejt kjo, sipas Jasharaj, e ka një shënjues: gjendjen e tyre të rëndë ekonomike.
“Kjo rënie paraqet problem, por nëse vazhdohet kështu do të kemi edhe mbylljen e shkollave. Informacionet tona flasin se tani edhe punëtorët e arsimit kanë një tendencë për t’u larguar qoftë për të kaluar në një sektor tjetër qoftë për të shkuar në shtetet e Evropës”.
“Hekuran Murati po them ‘në mënyrë ironike e mbajti fjalën’ dhe bëri atë lëvizjen ironike nga 105 deri 110 vlerën e koeficientit, që nënkupton që kemi ngritje ironike të pagës, pra nëse e krahasojmë pagën me atë të janarit, ngritja është bërë vetëm 28 euro”, ka thënë Jasharaj ai në një intervistë për “Zërin”.