Çdo ditë e më shumë po qartësohet procesi i ndërtimit të asociacionit
Shkruan: Avni Arifi, ish-ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ekipi Menaxhues (lexo Serbia) ka propozuar një draft statut që e bën AKS-në një minishtet në shtet edhe pse ata janë të vetëdijshëm që kjo nuk ka kalon as te BE/SHBA e as te Kosova. Kosova në anën tjetër ka propozuar një kurrgjë prej parimesh në vend se të propozonte një draft statut qysh në janar.
Strategjia e BE-së po duket se është: “Statuti i Ekipit Menaxhues do të “qethet pak” dhe do të inkorporohen disa “parime” të Albin Kurtit dhe ky është produkti final që do të mbështetet edhe nga BE-ja dhe nga SHBA-ja.
Strategjia e Ekipit Menaxhues nuk ka qenë kurrë aprovimi i statutit të propozuar në formën e propozuar. Strategjia e tyre ka qenë që ai të jetë bazë e bisedimeve të mëtutjeshme dhe në bazë të asaj çka po duket, këtë e kanë arritur me shumë sukses. Statuti i propozuar është i vetmi dokument në shqyrtim dhe e vërteta e hidhur është se kurrë nuk do të jetë marrëveshje e mirë për Kosovën nëse punohet mbi këtë dokument
Qeveria e Kosovës e relaksuar se marrëveshjen e ASK-së nuk e ka nënshkruar vet, shpëtimin ende e kërkon te ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Këtu është duke bërë gabimin kardinal sepse drafti i propozuar po e trason rrugën që të kemi një produkt final shumë më të keq se ai i 2013/2015. Ajo: 1) Nuk i ka dhënë korniza kushtetuese grupit menaxherial për hartimin e statutit dhe kjo do të ishte jetike për vlerësimin e dokumentit të propozuar
2) Nuk e ka hedhë poshtë në “tërësi” statutin e EM por në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe pas asnjë koordinim me ndërkombëtarët e ka shkarkuar EM të cilin sigurt prapë do ta pranon në tavolinë.
3) Nuk ka prodhuar kurrë statut por vetëm “parime” e në Kosovën e pasluftës ata që flasin për parime është dëshmuar që “sen” s’kanë.
4) Vazhdon me parulla populliste se këtë e pranojmë e këtë se pranojmë thua ti se bota sillet rreth tyre e në fakt përveç elektoratit të tyre asnjë aleat në kauzë nga bota e civilizuar nuk e kanë. Vazhdojnë elektoratit të tyre t’i shpërlajnë trurin se “vetëmenaxhimi” nuk është zajednicë.
5) Deklarata e Konjufcës është paralajmërim se Kosova është kah luan shumë dobët në negociata, po shkon drejt barikadimit dhe konfrontimit politik me krejt aleatët tanë.
Në vitin 2006 ishte Serbia që kërcënoi Grupin e Kontaktit (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Rusi) se do të i bojkotonte bisedimet për statusin e Kosovës dhe përgjigja e GK-së ishte: “Nuk ju obligojmë e as detyrojmë të merrni pjesë në dialog. Nëse nuk merrni pjesë ju, negociatat dhe marrëveshjen do ta bëjmë vetëm me palën Kosovare. Zgjidhje e juaja..”