Çdo ditë që bëjmë ‘Jack Daniel’s’, ne e bëjmë atë sa më mirë që mundemi

07 qershor 2020 | 20:00

Është kjo motoja që përcjell mesazhin për uiskin më të mirë në botë, “Jack Daniel-s”, apo si uiski më i shitur, që vjen nga distileria më e vjetër e regjistruar në Amerikën e Veriut, “The Distillery”, e themeluar në vitin 1866 nga Jack Daniel në Lynchburg, Tennessee. Është një nga prodhuesit më të njohur të uiskit në botë. Uiski Tennessee i “Jack Daniel’s” përgatitet nga misri, thekëri dhe elbi. Karakteri i tij dallues është një rezultat i fermentimit natyral, distilimit të kujdesshëm dhe përdorimit të ujit nga shpella e Pranverës që rrjedh me një konstante 56 °F. Kjo pije shitet në 170 shtete dhe është prej më të shiturave jashtë Amerikës, duke e përfshirë këtu edhe tregun e Kosovës, nëse llogaritet sipas banorëve, ndërsa Kosova është një nga tregjet më të suksesshme. “Kos-Trade” ka përfaqësinë e këtij produkti që 15 vjet në Republikën e Kosovës, ku konsumatorët e të cilit vazhdojnë të shtohen.

Drejtori i “Kos-Trade” dhe distributori ekskluziv i “Jack Daniel’s”, Blerim Sabedinaj ka thënë se kjo pije përveç kualitetit dhe cilësisë, kanë ndikuar edhe aktivitetet e marketingut dhe informimi i vazhdueshëm rreth brendit dhe historisë së saj. “Jemi në një pozitë të punës, ku ka nivele të larta besimi dhe komunikimi, mënyra se si ne punojmë ka të bëjë me bashkëpunimin, është gjithçka një punë ekipore. Roli dhe prioriteti im është të motivoj stafin tim të punës, si dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me blerës e konsumatorë”, ka thënë Sabedinaj. Ai ka thënë se të gjithë brenda kompanisë që punojmë me këtë brend, i bëjnë të ndjehen plotësisht të privilegjuar, pasi “Jack Dansiel’s” ka këtë natyrë ikonike, ka këtë vërtetësi që kur të kërkohet të punosh me të, ndjehet si një privilegj. Unë mendoj se energjia vjen natyrshëm nga kjo”, thotë ai.

. “Ky produkt është gjithandej Kosovës, dhe tregu është i informuar se kush e sjell uiskin, prioritet kryesor e kemi konsumatorin”, ka thënë Sabedinaj.

“Jack Daniel’s” prodhohet në mënyrë dhe vend të veçantë, andaj shija e tij, për ata që e konsumojnë rregullisht, e vërejnë që është e rrallë, pasi nuk është as “Scotch” dhe as “Bourbon”,, por është “Jack”.
Ndërsa Filip Pletes menaxher kryesor i avokimit të brendit nga Brown Forman në këtë intervistë për “Epoka e re” ka treguar për eksperiencën e tij me produkte të “Jack Daniel’s” si banakier për kokteje, dhe si përgjegjës kryesor në Ballkanin Perëndimor për këtë fushë.

Filip Pletes përmes një video na ka treguar edhe si të bëjmë një koktej në kushte shtëpiake, ai e përmbylli intervistën me fjalinë: Konsumoni produkte të “Jack Daniel’s”, dhe konsumoni ato me përgjegjësi.

Filip Plantes cila është eksperienca e juaj si banakier?
Unë kam punuar pas banakut për 12 vitet e fundit të jetës sime.

Fillova si një shankist kur isha 16 vjeç, karriera ime ishte mjaft emocionuese pasi kam ndryshuar shumë pozicione, dhe kam lëvizur nëpër kompani të ndryshme. Përvojat e mia të preferuara janë padyshim duke punuar si menaxher i barit në Holland America Cruise Line, pasi kam qenë në gjendje të udhëtoj shumë dhe të mësoj nga secili vend që kam vizituar
Përveç asaj që të punosh si menaxher operacional në Nikki Beach International ishte gjithashtu një përvojë unike, pasi niveli i mikpritjes, së bashku me të ftuarit që vizitonin këtë bar janë mjaft të ndryshëm nga mysafirët e zakonshëm. Kemi përgatitur pije dhe kokteje shumë të mira, duke përdorur pijet më premium që janë në botë.

Na flisni për produktet e “Jack Daniel’s”?
Unë i dua të gjitha brendet e “Jack Daniels Tennessee Whiskey”, por i preferuari im është padyshim “Jack Daniel’s Single Barrel”, pasi besoj se kjo është shprehja e vërtetë të asaj se çfarë është një uiski amerikan, i fortë, i guximshëm dhe aromatik. E dua këtë shprehje, dhe më pëlqen të pi në dy mënyrat; sipas modës të vjetër dhe të pastër, siç edhe është. Unë e dua gjithanshmërinë e produkteve tona dhe ne mund ta përdorim këtë në mënyra të ndryshme.

Me cilat produkte të “Jack Daniel’s” preferoni më shume të punoni për kokteje dhe pse?
Siç u përmend më lartë, unë me të vërtetë i dua të gjitha produktet tona, pasi ato janë vërtet të gjithanshme sidomos për mixologji apo përzierje, dhe ato mund të përdoren për pije komplekse, por edhe në pije të thjeshta me dy përbërës. Nëse i shikojmë sipas markës, më pëlqen t’i përziej në mënyrën vijuese; “Jack Daniel’s Old number 7”, “Tennessee Mule Gentleman Jack – Gentleman Jack Sour Single Barrel – Old Fashioned” dhe “Jack Daniels Tennessee Mule – Honey Smash”.

Llojet e koktejeve që njerëzit i preferojnë më shumë?
Njerëzit po zgjerojnë pikëpamjet mbi kulturën e koktejeve, dhe që kur po udhëtojnë ata janë në kontakt me kulturën e koktejeve më premium në Evropë. Zakonisht u pëlqen të ndryshojnë pijet e tyre sipas stinës, në kohën e dimrit preferojnë kokteje më komplekse, më shumë alkool si bazë, ndërsa gjatë kohës së verës preferojnë pije të thjeshta, freskuese që nuk janë komplekse.

Si e shikoni kategorinë e njerëzve që fillimisht preferojnë një koktej më shumë sesa një pije tjetër?
Këta njerëz zakonisht janë ata që udhëtojnë shumë, dhe kanë përvojë me pijet premium. Ata nuk kanë frikë të eksperimentojnë dhe provojnë gjëra të reja. Mbaj mend që 10 vjet më parë, koktejet ishin pije të zakonshme, të cilat bëheshin me pije me cilësi të ulët, me shumë përbërës dhe lëngje. Në ditët e sotme ne jemi duke bërë kokteje me pije premium, dhe ne po kërkojmë t’u japim të gjithë klientëve tanë një pamje dhe ndjenjë premium kur janë duke pirë pije që janë bërë me “Jack Daniels Tennessee Whiskey”.

Na tregoni se si e shikoni tregun e Kosovës sa i përket komunitetit të banakierave, dhe posaçërisht për koktejet me produkte të “Jack Daniel’s”?
Kam pasur një përvojë të mahnitshme për herë të fundit kur kam vizituar Kosovën, dhe kam pasur një trajnim të “Jack Daniels Tennessee” të familjes se brendeve. Vullneti, entuziazmi dhe njohuria e banakierave të Kosovës është e mahnitshme, dhe besoj se ata do të bëjnë pije të mahnitshme në të ardhmen. Nëse ata vazhdojnë të punojnë shumë si tani, dhe të mësojnë me këtë ritëm, mund të presësh pije të mahnitshme të bëra në Kosovë shumë shpejt.

Cila është eksperienca e juaj më e mirë gjatë punës tuaj me produktet e Jack Daniel’s?
Udhëtimi dhe takimi i talenteve të reja ne fushën e banakierëve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është diçka për të cilën jam vërtet krenar dhe i lumtur. Të ndaj njohuritë dhe përvojën time me të gjithë klientët dhe banakierët në rajonin tonë është privilegji dhe nderi më i madh që kam marrë kohëve të fundit. Ndarja e dashurisë për Jack Daniels Tennessee Whiskey dhe për mitologjinë me portofolin tonë, është diçka që unë e dua më shumë, dhe mezi pres që të kthehem në Kosovë dhe të ndajmë sa më shumë dashuri!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica e ndali Ballkanin, pasi i mori pikë në ndeshjen…