Çdo familjeje Japonia do t’i japë 2 800 dollarë
Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Partia e tij qeverisëse Liberal Demokratike u pajtuan që të japin nga 2 800 dollarë amerikanë për çdo familje, të ardhurat e së cilës kanë rënë në një nivel të caktuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Abe tha se qeveria do t’ua mundësojë këtë ndihmë ekonomike familjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shtuar se bizneset e vogla dhe të mesme po hasin gjithashtu në vështirësi për shkak të pandemisë.
Dorëzimi i parave do të bëhet pa vendosur një kufi të ardhurash dhe shuma nuk do të tatimohet.
“Nëse vendosim një kufi të të ardhurave, do të na duhej t’i kontrollonim të ardhurat individuale, të cilat do të merrnin shumë kohë. Në vend të kësaj do të zgjedhim një mënyrë të pashembullt për të vendosur se kush duhet të marrë para”, tha në një konferencë për shtyp ministri për Politikën Ekonomike dhe Fiskale, Yasutoshi Nishimura. /Telegrafi/