“Çdo gjë që me thotë Kurti e pranoj”, Bajqinovci i gatshëm për të kandiduar për kryetar të Prishtinës

28 gusht 2024 | 09:11

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2025, nëse këtë ia kërkon kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk e ka folur këtë me struktura, por thotë se nëse në parti vendosin që ai të i hyjë garës mund ta bëjë këtë.

“Nëse partia mendon, unë jam i hapur. Çdo pozitë, pa marrë parasysh kudo që jam nuk i them jo karshi partisë sime, apo kryesisë apo kushdo që e vendos. Çdo gjë që më thotë kryeministri Kurti jam i gatshëm ta bëjë. Nëse mendohet që unë mund të kontribuoje e t’i fitojë zgjedhjet, unë jam i gatshëm nëse partia në krye me kryeministrin mendon”, ka thënë Bajqinovci gjatë një interviste për RTK.

Bajqinovci nuk e ka pa e kritikuar kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se e “e bëri kryeqytetin edhe më kaotik”.

“E kemi një arkitekt që e ka bërë Prishtinën edhe më kaos që ka qenë”, ka thënë Bajqinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar  ka njoftuar që pritjet në…