Çdo gjysmë orë nga një funeral në Bergamo
15 mars 2020
| 11:39
Pasi vdiqën 164 persona brenda një jave si pasojë e koronavirusit, qyteti italian po zhvillon nga një funeral për çdo 30 minuta, ndërsa vazhdon të jetë epiqendra e kësaj pandemie.
Morgu i spitalit në Bergamo të Lombardisë, është përplot me njerëz, ndërsa trupa të tjerë po mbahen në kishë dhe pritet që të varrosen.
Fajin për përhapjen e sëmundjes konsiderohet se e kanë vetë viktimat që nuk qëndruan të mbyllur, por dolën që të shoqëroheshin së bashku.
Rajoni verior i Lombardisë, që përfshin edhe Milanin, është zona më e goditur nga virusi.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar rritja më e madhe e numrit të personave të infektuar që ka ndodhur brenda një dite.