
Çdo të premte pensionistët e Junikut shërbimet e pensionit mund t’i marrin në objektin e komunës
22 mars 2019
| 10:42
Komuna e Junikut përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se pensionistët e kësaj komune, shërbimet e pensionit mund t’i marrin në objektin e Komunës së Junikut çdo të premte.
Në këtë njoftim është theksuar se aty janë përfaqësuesit e entit të pensioneve Rrustem Maloku dhe Labinot Binakaj.
/Epoka e re/