Çdo vit deri në 5 000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës
Numri i atyre që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet ku nuk u lejohet dyshtetësia. Megjithatë, ka të tjerë që do ta donin shumë një të tillë.
Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.
Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.
“Nuk e harrojmë kurrë Kosovën, se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK.
Serkani, si shumë shqiptarë të tjerë, ka arritur ta mësojë dhe flasë gjuhën shqipe, por dëshira e tij është ta fitojë shtetësinë e Kosovës.
Por, ka të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia për shkak të kushteve që përcaktojnë disa shtete të shengenit.
Ka të tjerë që nuk kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, ngaqë u lejohet dyshtetësia në vendet ku jetojnë.
Çdo vit në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.