Çdo vit duhani vret rreth 8 milionë njerëz në nivel global
30 maj 2021
| 16:33
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka njoftuar se duhani vret rreth 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit, afërsisht në çdo 6.5 sekonda një person vdes për shkak të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.
“Ky numër, bazuar në trendin aktual të duhanpirjes, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Duhani është i vetmi produkt që vret 50% të përdoruesve të tij! Është vlerësuar se në qoftë se nuk ka një veprim serioz, deri në 1 miliard njerëz mund të vdesin nga përdorimi i duhanit në shekullin e 21. Duhani është ‘Armë e shkatërrimit në masë’!”, është theksuar në njoftimin e MSh-së.