“Ç’doni në tokën time”, gruaja ukrainase përballet me ushtarë rusë: Do vdisni nëse qëndroni këtu

25 shkurt 2022 | 10:17

Ky është momenti kur një grua e guximshme ukrainase u përball me ushtarë rusë të armatosur rëndë disa orë pasi ata pushtuan Ukrainën, duke kërkuar të dinte se çfarë po bënin ata në vendin e saj.

Gruaja e nevrikosur bërtiti: Çfarë po bëni në tokën time?

Ajo u tha atyre se “do të vdisnin” nëse do të qëndronin në Ukrainë.

Një numër i madh i përdoruesve të Twitterit vlerësuan guximin e sja pasi pamjet e konfrontimit u bënë virale.

Në video e shkurtër gruaja dëgjohet të thotë: “Kush jeni ju?” me ushtarët që i përgjigjen: “Po bëjmë stërvitje, ju lutem largohuni.”

Pasi kërkon të dijë nëse janë rusë, ajo thotë sërish: “Pra, çfarë po bëni këtu?”.

Duke u përpjekur ta qetësojë një nga ushtarët rusë i thotë :“Diskutimi ynë nuk do të na çojë askund.”

E nevrikosur gruaja i përgjigjet :“Ju jeni fashistë. Çfarë dreqin bëni në tokën tonë me gjithë këto armë.”

Ajo gjithashtu i quajti ushtarët “të mallkuar” dhe tha se “ata erdhën të paftuar në Ukrainë.”

Protestat kundër veprimeve të Vladimir Putinit kanë shpërthyer në mbarë botën, duke përfshirë edhe vetë Rusinë.

Në dy qytetet më të mëdha të vendit, Moskë dhe Shën Petersburg, protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke brohoritur “nuk ka luftë” në një shfaqje thellësisht të pazakontë sfide.

Rreth 1,400 njerëz janë arrestuar nga policia ruse në protestat kundër luftës, duke përfshirë 700 në Moskë dhe më shumë se 340 në Shën Petersburg, sipas grupeve opozitare në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë hyrë në lagjen Obolon të Kievi ku…