Çedomir Jovanoviqi, Vuçiqit: Të pret një pranverë e nxehtë
Kryetari i partisë Liberal Demokrate, Çedomir Jovanoviq, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq , se e pret një pranverë shumë e nxehtë.
Këto deklarata Jovanoviqi i ka bërë teksa ka folur për protestat që po organizohen kundër pushtetit të Vuçiqit në Serbi.
Jovanoviqi ka thënë se Serbia tashmë është një vend i ndarë, me ata që e përkrahin Vuçiqin, dhe një numër të madh të serbëve që po marrin pjesë në protesta e që janë kundër pushteti.
Ai ka thënë se protestat masive tregojnë se qytetarët janë tejet të pa kënaqur.
“Jam shumë i kënaqur që qytetarët po protestojnë dhe po shprehin pakënaqësitë e tyre”, ka shtuar Jovanoviq, shkruajnë mediet serbe.
Duke folur për fushatën që ka nisur presidenti serb me moton: “Për të ardhmen e Serbisë”, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se këtë Vuçiqi po bën përpjekje për t’i neutralizuar protestat kundër tij.