Ceferin flet për Superligën: Fillimisht përdorën pandeminë, tani luftën

03 mars 2022 | 22:45

Ideja e Superligës Europiane është hedhur sërish si ide nga tri klubet e mëdha, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona. Presidenti i Uefa-s Alexander Ceferin, reagoi menjëherë pas zërave të përhapura në mediat ndërkombëtare.

“Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por të mos presin që të garojnë edhe në kompeticionet e Uefa-s. Përdorën një pandemi, dhe tani po përdorin një luftë”, deklaroi Presidenti i UEFA-s gjatë “Busines of Football Summit” të organizuar nga Financial Times.

“Askush nuk e priste një luftë në mes të Europës. Edhe ne si Uefa po lëvizim, kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarë dhe trajnerë për ti ndihmuar që të largohen nga Ukraina”, shtoi numri një i UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së…