Ceferin rizgjidhet në krye të UEFA-s

05 prill 2023 | 13:18

Aleksander Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme. Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë evropiane të futbollit.

Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit evropian. Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, ndaj dhe votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, ka deklaruar 55-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…