Ceferin tregon se a do të luhet ndeshja Real – Chelsea
22 prill 2021
| 11:14
Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Aleksander Ceferin, ka folur për sërish për Superligën e Evropës dhe për mundësinë e ndëshkimit të klubeve pjesëmarrëse në këtë organizim.
Ceferin u pyet nga gazetarët edhe për mundësinë e moszhvillimit të ndeshjes Real Madrid – Chelsea, që pritet të luhet javën e ardhshme në kuadër të gjysmëfinales së Champions League, për shkak se këto dy klube ishin pjesë e kësaj iniciative.
“Kryesorja është se ky sezon ka filluar tashmë, prandaj transmetuesit do të na ndiqnin për dëme nëse nuk lejojmë zhvillimin e këtyre gjysmëfinaleve. Prandaj, ekziston vetëm një mundësi shumë e vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën e ardhshme”.
“Por, në të ardhmen gjërat mund të jenë më ndryshe”, shkruan Marca.