Çeferini: Nuk do ta kisha problem nëse largohen Reali, Barça dhe Juve
10 shtator 2021
| 15:39
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka thënë se ai nuk do ta kishte problem nëse Real Madridi, Barcelona e Juventusi do të largoheshin nga UEFA.
Ai akuzoi menaxherët e klubeve duke i quajtur të paaftë. “Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin, është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një kompeticion të ri dhe në të njëjtën kohë duan të luajnë Ligën e Kampionëve këtë sezon”, ka thënë Çeferin.
Kujtojmë se muaj më parë, klubet si Real Madridi, Barcelona, Juventusi, Manchester City, Manchester United morën iniciativën që ta themelojnë një ligë të re të quajtur “The Superleague”