Çegrani dhe Forina përgatiten për të shënuar 20-vjetorin e eksodit të Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se Çegrani dhe Forina, parapërgatiten për të shënuar 20-vjetorin e eksodit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky manifestim i këtij përvjetori do të mbahet më 20 dhe 21 korrik.
“Çegrani, ky vendbanim i besës dhe traditës, fisnik dhe bujare, në të cilin para 20 viteve, mbi 60.000 kosovarë, të përndjekur me dhunë, nga regjimi i egër serb, gjeten strehim moral, shpirtërore dhe vëllazërore. Këshilli Organizativ është duke bërë parapërgatitjet që më 20/21 korrik 2019, të shënojë me një manifestim solemn, 20-vjetorin e ardhjes së mbi 60.000 kosovarëve nga Kosova, të rraskapitur, të sëmur, të plagosur dhe të uritur. 23 nga ata kosovare, vdiqën dhe u varrosen në Çegran”, ka shkruar Dedaj.
/Epoka e re/