![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/cekaj.jpg)
Çekaj i LDK-së, thirrje diasporës: Vetëm me ju bashkimi i djathtë është i plotë
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Hysen Çekaj, ka shpejguar rëndësin e mërgatës në procesin politik të Kosovës, duke thënë se roli i tyre është jetik.
“Rëndësia e mërgatës në procesin politik në Kosovë, është jetike. Prandaj njëjtë siç u organizuam për regjistrim në numër rekord, mbi 40 mijë, t’i japim edhe një shtytje dhe të angazhohemi në numër rekord për ta bërë LDK-në parti fituese”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Shkrimi i tij i plotë:
Vetëm me Mërgatën bashkimi i djathtë është i plotë #LDK124
Rëndësia e mërgatës në procesin politik në Kosovë, është jetike. Prandaj njëjtë siç u organizuam për regjistrim në numër rekord, mbi 40 mijë, t’i japim edhe një shtytje dhe të angazhohemi në numër rekord për ta bërë LDK-në parti fituese.
Votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të organizohet më 8 shkurt. Votimi fillon nga ora 07:00 në mëngjes dhe mbyllet në orën 19:00, sipas kohës lokale të vendit përkatës. Angazhohuni jo vetëm për LDK-në, por për Republikën tonë. Sepse Kosova, atdheu ynë i shenjtë, vendi i të parëve tanë, ka nevojë sërish, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.
Kjo nevojë kombëtare, na vjen si pasojë e pritjes së gjatë e të lodhshme. Vjen si pasojë e përballjes me një pushtet popullist, që ka devijuar e rrënuar gjithçka çfarë kemi besuar ne si shoqëri.
Dhe do t’i dalim në ballë! Bashkë me mërgatën tonë. Do t’i dalim në ballë jo vetëm për veten, por për qytetarët tanë, për familjarët tuaj e tanë. Ata që kërkojnë veprimin tonë politik menjëherë dhe sa më parë!
Prandaj, PO, Dr. Lumir Abdixhiku është kryeministri ynë në ardhje. Prandaj angazhohuni edhe këtë ditë, për të marrë mbështetje edhe më të madhe. Ky është misioni jonë sot. Të bindim secilin që sot ka dyshime, që mendon ndryshe, që pret ndryshe!
Bindni me bindjen se fitorja tashmë është krejt afër!
Do të fitojmë dhe atë si rugovistë, si të djathtë, si kulturë e duhur politike, si shembull fisnik i popullit tonë fisnik.