Çekia e ekstradon në ShBA hakerin rus
Ministria e Drejtësisë e Çekisë ka konfirmuar se një haker i dyshuar rus, i kërkuar edhe nga Uashingtoni, edhe nga Moska, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Yevgeny Nikulin akuzohet për piraterimin e rrjeteve sociale “LinkedIn” dhe Formspring dhe të shërbimit online Dropbox, më 2012-2013.
Në ShBA, ai përballet me 30 vjet burgim nëse shpallet fajtor.
Rasti i tij është bërë ndërkombëtar pasi Rusia ka bërë kërkesë për ekstradim, menjëherë pas kërkesës së ngjashme të SHBA-së.
Në Rusi, Nikolin dyshohet për përfshirje në vjedhjen e 2,000 dollarëve online, në vitin 2009.
“E konfirmojmë ekstradimin e tij në ShBA”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë çeke të Drejtësisë për agjencinë “Reuters”.
Nikulin, 30 vjeç, ka qenë në paraburgim në Çeki qysh në tetor të vitit 2016. (Rel)