
Çekia, e gatshme të ndihmojë Kosovën në menaxhimin e pandemisë
06 prill 2021
| 15:29
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek.
Kurti e ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Ai ka çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.
Ndërsa ambasadori Bilek është interesuar rreth situatës me pandeminë, duke thënë se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë drejtim.
Ambasadori çek ka thënë se Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor.